Për çdokënd këto makina janë një ëndërr por në Dubai nuk është çudi që përfundojnë edhe në “plehra”.
Kriza financiare e vitit 2009-2011, detyroi shumë të huaj të braktisin Dubain pasi humbën miliarda dollarë nga pasuritë e patundshme dhe u zhytën në borxhe. Shumica e tyre që u larguan nga vendi, lanë makinat luksoze në aeroporte.
Makina si, Mercedes, Ferrari, Enzo, Range Rover, Porsche apo edhe DeLorean DMC-12 u hodhën jashtë si mbeturina.
